Ky është parashikimi i motit për fundjavë

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga jugperëndimi sot pasdite dhe gjatë fundjavës do të ketë destabilizim të gjendjes së motit, e cila do të kushtëzojë mot të ndryshueshëm dhe me erë me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut.

Nesër pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil me reshje përmbytëse, bubullima dhe me erë të përforcuar, sidomos në jug dhe juglindje të Maqedonisë. Të dielën do të jetë më freskët me erë veriperëndimore, ndërsa reshjet do të jenë më të mëdha pasdite dhe në pjesët jugore.

Nga dita e hënë pasdite do të paraqitet stabilizim i motit, ndërsa nga e marta temperaturat ditore do të jenë në rritje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button