KURBANI i ekzaminimit mediatik

Qeveri në prapaskenë, që bëjnë plane për gjithë botën…

Por, për ata që e kanë më të theksuar lavazhin e trurit në botë, nuk kanë kuptim këto fjalë. Por kjo nuk ndodh me ne! Për popullin tonë, çdo gjë që u serviret si e vërtetë!

Ku janë pra ato “Aftësi hardware dhe software” më të mira në botë?  Ku qëndron e vërteta! Kur do dale në shesh..

Le ta pranojmë pra agjenturën. Mëkat!

Ja pra, sa bukur shërbimi sekret nxorri në pah “Aktin e imoralitetit”,  një plumb që shërbeu mjaft bukur në rrënimin e partisë politike në vend.  Rrënimin e fateve njërëzore.

A thua ky është emancipim, për publikuesin maqedonas,  që ti gjykojnë politikanët shqiptarë apo pikërisht ishte skenimi i shërbimeve sekrete për të shkatërruar një parti politike shqipare?!  Edhe nëse nuk është montazh është përgjim, pra është thjesht një krim.  Publiku duhet ta dijë çmimin. E ky çmim  është shumë i madh për publikun shqiptar.  Primitivizëm i shekullit të kaluar.  Por e shikuar me “Syrin maskilist”, kjo është shumë e rëndë, që nuk mund të kapërdihet.  

Apo mos ju duket kjo ndoshta,  si Sindromi i Stotkholmit.  Pra, ai reagimi psikik që e kundërshton atë që quhet e llogjikshme të kundërveprojë dhe kundërpërgjigjet atëherë kur ka rënë viktimë e dhunës ose pengmarrjes

Pra dikush thotë: “Të ndëshkohen moralisht”.  Mos ndoshta  jetojmë ende si një sistem totalitar! A thua kaq tru peshku është ky publik.

Nuk dëgjuam që dikush të thotë që ky përgjues paska qenë një manjak. Pra, pikërisht këtu qëndron puna, ky është i frikshmi.  Populli nuk merret me të por me veset e njerëzve. Edhe në Bibël kemi hostorinë e Jozefit…. Pra pjesa jonë është e fokusuar pikërisht me çështjen e egër, pyetje pa vend, një mori akuzash, por jo për  aspektin politik … Dobësi.  Thjesht përdorim i një lloj  forme marrëzie, të cilës i kundërvihet  një popull i tërë.

PËR TË DESKRIDITUAR KË?

Vazhdojmë të dëgjojmë shprehjet e njejta. E sajuar e montuar , janë shtuar apo janë hequr pjesë.  Laboratorët e nëntokës.  Por duhet të dimë një gjë! Kjo për ne nuk është thjesht një normalitet , tek ne kjo çështje është shumë konservatore nëse për dikë do të dukej  liberale.  Ky shërbim këtë e deshi dhe ia arriti. Pikërisht që dikush të bëhet KURBAN i ekzaminimit mediatik!  Mëkat.

POR DUHET TË DIMË DIÇKA, SE NE JEMI SHQIPTARË QË JETOJMË NË TREVAT E ISH JUGOSLLAVISË .E KËTO JANË PIKËRISHT SHËRBIMET E SHTETIT  DHE NE  HYJMË SHUMË LEHTË NË GRACKËN E TYRE…

Nuk e përjashtojmë edhe atë skenar nëse me të vërtetë është autentike, po ku mbeti esenca?

Pyetje plot pyetje , akuza…

Figura kontraverse…

Ne jemi ato që abuzojnë me pushtetin në një lloj mënyre, nuk  na shqetëson  fakti për aktualitetin  politik por për  veset private të të tjerëve.

Një paketë bombash që u shfaqën dikur e që mandej  u vodhën dhe u shpërndanë si pleshta.

Mbi të gjitha politikani duhet ta shes programin dhe moralin. Por këtë e deshti shërbimi sekret, pikërisht këtë gjë!

Por nga e gjihë kjo kush u godit më rëndë????

Nëse agjentura serbe dhe ajo maqedonase të gjen ndonjë ves, ti më nuk i shërben atdheut.  Ata e dinë mjaft mirë pikën tonë të dobët.

Pra kjo është një nga pikturat më të shëmtuara që po shohim edhe do të shohim në vazhdim. Ku fshihet pasqyrimi i negativitetit të universit. Mjerimi i tmerrshëm i vetmisë së egzistencës. Asgjëja apsolute. Kusht i njeriut që është i detyruar të jetojë në një përjetësi të pazotë si një flakë e vogël që dridhet me një mbështjellje të madhe me asgjë tjetër përveq frikës, horrorit, imoralitetit, ndotjes dhe degradimit të cilët përbëjnë një këmishë force të shpifur dhe të padobishme, vezulluar në një kozmos apsurd dhe të verbër.

Ky është shteti ynë.  Shteti i engjujve.

Autori është i njohur për redaksinë

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button