Në UT u shënua 7 Prilli,  Dita Botërore e Shëndetësisë

Për nderë të 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetësisë, sot në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit i Tetovës u mbajt tribunë shkencore me temë: “Ta mundim diabetin”. Kjo tribunë u organizua nga Grupi shkencor i Parlamentit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, ku për këtë sëmundje, para auditorit folën Irfan Ahmeti, Florim Cuculi dhe Beqir Mahmudi.

Dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, Nasir Bexheti i falënderoi profesorët për gatishmërinë që kanë treguar për të marrë pjesë në këtë tribunë shkencore, duke theksuar se nga këto takime, jo vetëm që përfitojnë studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, por edhe popullata në përgjithësi, ngase, përmes aktiviteteve të ndryshme që realizojnë studentët edhe popullata ka dobi.

Florim Cuculi nga Universiteti i Bazelit, në këtë tribunë foli për sëmundjet koronare te të sëmurët me diabet. Unë sot fola për trajtimin invaziv dhe jo invaziv të sëmundjes koronare tek pacientët me diabet. Siç dihet, diabeti është një faktor rreziku shumë i madh për sëmundjen koronare. Kjo sëmundje koronare, përveçse trajtohet me medikamente, kur janë pacientët simptomatikë ajo trajtohet edhe me stend, me PCI, ose trajtohet me bajpas. Pra, me dy mënyra, ose tani praktikohet edhe me kombinimin e të dyjave”, u shpreh Doc. dr. Flroim Cuculi.

Në këtë tribunë shkencore mori pjesë edhe prorektori për Arsim dhe Shkencë i UT-së, Reshat Qahili, mjekë, profesorë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button