Dita e fundit si Presidente, rrugëtimi pesë vjeçar i polices në krye të shtetit të Kosovës

Sot është dita e fundit e Atifete Jahjagës si Presidente e Kosovës.

Para 5 vjetësh ajo u votua në Kuvendin e Kosovës nga shumica e partive politike, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo erdhi nga radhët e policisë ku mbante postin e zëvendës/Drejtoreshës për të marrë më pas timonin e shtetit.

Jahjaga erdhi në krye të shtetit si rezultat i një marrëveshje mes PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, që kishte për synim daljen e vendit nga kriza, shkaktuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen antikushtetues zgjedhjen e Behgjet Pacollit President.

Jahjaga vazhdoi punën duke i dhënë rëndësi politikës së jashtme, që u vlerësua si fusha më e suksesshme e saj.

Ajo vizitoi pjesën më të madhe të botës, ku u prit nga lider botëror dhe mori mbështetje për punën e saj.

Jahjaga kishte përkrahje pa rezervë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e konsideruan si Presidente që ka përmirësuar imazhin e Kosovës.

Ajo kishte një raport special me zëvendës/Presidentin amerikan, Joe Biden, që e priti në fund të mandatit në Shtëpinë e Bardhë.

Po ashtu Presidentja u prit edhe nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Jahjaga punoi shumë edhe për të drejtat e grave, ku krijoi Këshillin Kombëtar për të mbijetuarat e dhunës seksuale.

Themeloi Këshillin Anti Korrupsion, por që nuk pati ndonjë rol të fuqishëm për ndryshimin e gjendjes.

Së fundi ajo krijoi edhe Komisionin Ndërkombëtar për Demarkacionin me Malin e Zi, që u vlerësua si hap i drejtë për ta qartësuar vijën kufitare që po kontestohet nga opozita.

Në shtator të 2014 Jahjaga u nderua me çmimin “Clinton”  në New York, si promovuese e paqes në rajonin Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button