Maqedoni-Shqipëri, 19-vjeçaret ‘shkatërrojnë’ femrat fqinje

19-vjeçaret shqiptare kanë befasuar bashkëmoshataret fqinje të Maqedonisë duke i mundur me rezultatin 2-4 në miqësoren e luajtuar në shtetin fqinj.

Ekipi kombëtar i drejtuar nga ish-kapiteni i Tiranës, Nevil Deda, ka kaluar i pari në avantazh në minutën e 34′, por pjesa e parë është mbyllur në barazim pas një goli të shënuar nga vendaset në minutën 40′.

Në pjesën e dytë vajzat e kombëtares U 19 shqiptare shënuan 2 gola të shpejtë në minutat e 53′ dhe 68.

Ndërkohë që vajzat maqedonase ngushtuan rezultatin në 2-3 në minutën 77, por 3 minuta më pas ekipi shqiptar shënoi golin që vulosi edhe shifrat përfundimtare 2-4.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button