Refuzohet ankesa e VV-së për rikthimin e të dëbuarit Boiken Abazi

Lëvizjes Vetëvendosje njofton se Komisioni për Ankesa për të Huajt e ka refuzuar ankesën që ka bërë Boiken Abazi, në lidhje me dëbimin e tij siç e quan kjo parti të kundërligjshëm.

“Përshtypjet tona se ky proces që prej fillimit e deri në fund ka qenë tërësisht politik, vetëm sa u konfirmuan nga vendimi skandaloz i këtij Komisioni. Ky komision qeveritar i përbërë me përfaqësim ndërministror, vetëm sa e vërteton kontrollin politik dhe strukturor që kjo qeveri ia bën sistemit të drejtësisë në vend. Me masat arbitrare e të paligjshme, për dëbim e për ostracizëm ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazit, kjo qeveri po sillet njësoj sikur qeveritë absolutiste të mesjetës së errët”, thuhet në reagimin e VV-së, transmeton Koha.net

Në reagim thuhet se Lëvizja Vetëvendosje do ta ndjekë në gjykatë rastin e Boiken Abazit dhe do kërkojë, ndër të tjera, dënimin e të gjithë atyre që e kanë orkestruar këtë vendim politik që shkel të drejtat e njeriut po edhe mbi ndjenjën e solidaritetit mes kombit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button