Ahmeti: Zgjedhjet janë fillimi i zgjidhjes së krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti ka pritur sot në selinë e BDI në Tetovë Ambasadoren e Belgjikës, Anik Van Kalster.

Ata diskutuan për krizën politike, Marrëveshjen e Shkupit, integrimin EuroAtlantik si dhe marrëdhëniet ndëretnike, njoftojnë nga kabineti i tij.

Ahmeti njoftoi ambasadoren mbi ecurinë e zhvillimeve në vend duke thënë që shtyllat kryesore të Marrëveshjes janë zbatuar dhe kërkoi angazhim maksimal nga partitë politike për ta përkrahur Komisionin Shtetëror Zgjedhor në përgatitjen e zgjedhjeve të 5 qershorit.

“Zgjedhjet e lira, demokratike dhe të besueshme janë fillimi i zgjidhjes së krizës dhe i zbatimit të reformave sistemore në çka BDI do të insiston me këmbëngulje. Zgjedhjet gjithashtu do të zhbllokojnë procesin integrues dhe do të sjellin stabilitet dhe siguri.” ka thënë Ahmeti, njoftojnë nga kabineti i tij.

Ahmeti njoftoi mysafiren edhe “për qëllimet e errëta për ta nxitur BDI-në në irracionalet ndaj Marrëveshjes së Shkupit, por këto fabrikime qytetarët i kanë qarta, ndërsa as partitë e tjera politike nuk duhet të bëhen pjesë e këtyre skenarëve.” ka thënë Ahmeti, njoftojnë nga kabineti i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button