“Civil” kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për në shtator

Disa dhjetëra qytetarë, të organizuar nga Qendra për Liri “Civil”, sot përpara Kuvendit të Maqedonisë kanë kërkuar që të shtyhen zgjedhjen për në shtator, njofton Portalb.

Sipas organizatës joqeveritare, në Maqedoni ende nuk ka kushte për fer dhe zgjedhje të besueshme.

“Jemi mbledhur sot që të tregojmë se kërkojmë zgjedhje të lira, dhe jo zgjedhje fantome, keqpërdorim të administratës, keqpërdorim të parave tone dhe kërcënime. Duam zgjedhjet që zgjedhjet t’i zbatojnë institucionet të cilat janë mbipartiake. Kërkojmë Qeveria të dorëhiqet sepse edhe ashtu është shkatërruar. Zgjedhjet duhet t’i organizojë Qeveria e cila nuk është e përzier në krim. Kërkojmë që zgjedhjet të mbahen deri në fund të shtatorit, dhe nëse nuk plotësohen kushtet edhe më vonë. Në ndërkohë të punohet për zbatimin e reformave dhe në gjithçka që është e duhur për zgjedhje fer dhe demokratike”, tha Xhabir Deralla nga OJQ Civil. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button