Shyrete Elezi mori funksionin e ministres së vetëqeverisjes lokale

Shyrete Elezi zyrtarisht filloi punën në Ministrinë për vetëqeverisje lokale. Sot ajo e mori detyrën nga paraardhësi i saj, Lirim Shabani.

Në pranim-dorëzimin e detyrës,  Shabani  e informoi ministren Elezi mbi aktivitetet e deritashme në këtë ministri, me  projektet e realizuara gjatë mandatit të tij, si dhe me fushëveprimin e kësaj ministrie, duke nënvizuar vazhdimësinë e projekteve  në ecuri, punëve që kanë të bëjnë me decentralizimin e pushtetit, zhvillimin rajonal dhe bashkëpunimin ndërkufitarë  të Maqedonisë.

Shyrete Elezi mban  titullin doktor i shkencave ekonomike  ndërsa vjen nga komuna e Gostivarit ku ka udhëhequr Sektorin për financa dhe buxhet  të kësaj komune.

Elezi dhe Shabani
Elezi dhe Shabani

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button