“Most”: Policia financiare ka kërkuar dokumentacion prej nesh

Asociacioni civil “Most” të hënën ka marrë njoftim për vizitë nga policia financiare, pas çka kanë pasur takim ku janë kërkuar dokumente për punën e saj financiare, njofton Portalb.

“Kemi pasur një bisedë konstruktive dhe korrekte me inspektorët e policisë financiare. Ata ishin preciz në kërkesat e tyre rreth dokumentacionit që e kërkuan. Na dhanë disa ditë kohë për t`i përgatitur dokumentet e nevojshme që pastaj t`i shqyrtojnë”, deklaroi Aleksov.

Informacionin se inspektorë të policisë financiare kanë hyrë në OJQ-në e njoftoi eksperti belg Piter Vanhojte në profilin e tij në Tuiter ku shkroi: “Shpërblim për qeverinë për dërgimin e policisë financiare që të hesht organizatë joqeveritare që është kritike për përgatitjen e zgjedhjeve”.

Në lidhje me spekulimet që u paraqitën se ndonjë personit i janë dërguar dhjetëra mijë euro, Aleksov tha se ata kanë pasur angazhime profesionale me ekspertë vendor dhe të huaj që janë paguar sipas marrëveshjeve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button