Ish ministri Shabani u deklarua për akuzën e Policisë Financiare

Ish ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani, sot ka reaguar lidhur me hetimin e Policisë Financiare ku përmendet emri i tij për pagesë joligjore të honorarëve në shumë prej 37 mijë eurove, njofton Portalb.mk.

“Paratë me të cilat është dëmtuar buxheti i shtetit (sipas pretendimit të Policisë Financiare) përbëjnë shumën e honorarëve që kanë përdorur punonjës të të Vetëqeverisjes Lokale për evaluime të caktuara në Bullgari, në kuadër të një sërë projektesh të realizuara me republikën e Bullgarisë. Shumat e parave janë përdorur nga përgjegjësit e departamentit për menaxhimin e fondeve IPA gjatë zbatimit të projekteve. Të hollat janë përdorur për të mbuluar udhëtimet dhe evaluimet e tyre në Bullgari, dhe unë, në pozitën e ministrit dhe drejtuesit të institucionit, nuk kam të bëjë aspak me to. Shumat janë vërejtur nga revizorët, nga institucione kompetence që kanë mbikëqyrur zbatimin e projekteve. Theksoj edhe njëherë se shuma e parave që përmendet në hetimin e Policisë Financiare nuk ka të bëjë me mua apo me shfrytëzimin e paargumentuar të tyre nga ana ime gjatë funksionit si ministër, por nga punonjës dhe përgjegjës të departamentit të menaxhimit të fondeve IPA”, thotë Shabani.

Shabani thekson se mund të konstatojë se këta punonjës, pas revizionit, e kanë kthyer shumën e parave në rrugë ligjore, veprim ky i cili, sipas tij, rrëzon çdo pretendim për shpërdorim të mundshëm të buxhetit të ministrisë apo buxhetit të shtetit në përgjithësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button