“Panama Papers”, lakohet emri i Edi Ramës: 200 milionë euro në parajsën fiskale?

Panama Papers bëhet çështje edhe në politikën shqiptare.

Ka qenë Pandeli Majko i cili ka thënë se ”uroj që nga ky skandali i Panamasë të dalim të pastër, si majtas edhe djathtas”.

“Se mos na dalë ndonjë emër dhe na sillni ndonjë nen tjetër të këtij projekligjit për dekriminalizimin”.

Kështu është shprehur Majko gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve.

Por a ka vërtetë politikanë shqiptarë të përfshirë në këtë skandal?

Sipas deputetit demokrat, Oert Bylykbashi PO. “Kryeministri Edi Rama ka 200 milionë euro në offshore”, tha deputeti demokrat në përgjigje të fjalës së Majkos, transmeton portali Opinion.al.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button