BDI krenohet me ministrat e rinj, PDSH i quan jo funksional

Edhe pse në rend dite në Kuvend ishte votimi i ministrave të rinj, deputetët nuk kanë ngurruar që të shfrytëzojnë foltoren për marketing politik. Deputetja Ermira Mehmeti ka thurur elozhe për përbërjen e re të kuadrit të BDI-së, derisa Imer Aliu nga PDSH zgjedhjen e ministrave të ri e sheh si konstatim për dështimin e BDI-së, raporton Portalb.

“Institucionet që udhëhiqeshin nga shqiptarët ishin bosh. Të njëjtat do të vazhdojnë të mbeten bosh. Ju thatë se do të dilni nga Qeveria ndërkaq tash po përcaktoni ministra jo funksional dhe po largoni njerëz që ishin në funksion të krimit”, u shpreh nga foltorja e parlamentit deputeti i PDSH-së Aliu.

Nga ana tjetër deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti shprehu satisfaksion që po i drejtohet një kuadri kualitativ që ka dal nga Forumi Rinor i BDI-së.

“Po tregojmë se kemi kuadro. Sot, në fakt, po fillon reforma. Është kënaqësi që po flas për brezin e ri. Të gjithë, me tituj, magjistra e doktora shkencash, ligjërues në universitetet e Republikës së Maqedonisë. Shembuj dhe model evropian që flasin gjuhë të huaja dhe që ka shumë rëndësi nuk vuajnë nga inferioriteti dhe e të qenit servil ndaj kujtdo, si personaliteti, autoritet apo institucion i Maqedonisë. BDI gjithmonë ka promovuar frymën e të shikuarit përpara”, ka thënë mes tjerash deputetja Mehmeti, nga foltorja e Kuvendit, raporton Portalb.

Ndryshe, LDSM ka votuar kundër ministrave të rinj. Deputeti i kësaj partie, Petre Shilegov, interesin e BDI-së për të mirën e shtetit e ka cilësuar si deklarative.

“Ky është skenar i pushtetit. Ne nuk do ta përkrahim zgjedhjen e ministrave të rinj. Deklarative janë interest e BDI-së për përparimin e vendit. Me një fjalim nuk mbulohet e keqja e kësaj qeverisje aktuale”, theksoi Shilegov, duke aluduar në fjalimin e Ermira Mehmetit.

VMRO-DPMNE ka përkrahur përzgjedhjen e ministrave të rinj në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Kuvendi i Maqedonisë ka votuar 12 kandidatët e propozuar për ministra dhe zv/ministra nga radhët e BDI-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button