Gazetaria nuk është muhabet kafeneje!

[VIDEO: Ja pse Zaevi është frikësuar nga Bekir Asani]

I gjithë teksti bazohet në spekulim, ose edhe më keq, i gjithë artikulli është si muhabet kafeneje i bazuar në shtrembërim të një deklarate. Aq shumë momente të pavërteta, që nuk mund të dëshmohen, në një tekst të shkurtër, vështirë se mund të gjenden. Mirëpo, ja ndodhin edhe çudira dhe ky tekst, nëse mund të quhet ashtu, është pikërisht i tillë – jopërmbajtësor, joobjektiv, jo i vërtetë… Nuk ka shenja të produktit profesional gazetaresk.

zaev asani materijali zakaniLinku deri te artikulli origjinal: Ja pse Zaevi është frikësuar nga Bekir Asani

Data dhe koha e publikimit: 01.04.2016, 16:35

Data e recensionit: 05.04.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

SPEKULIME NË VEND TË DËSHMIVE

“A do të dalë inçizim i ri nga ndonjë bisedë private e funksionarëve të BDI-së, pasi Zoran Zaevi është ballafaquar me kërcënimet e Bekir Asanit?”

Теksti fillon me pyetje. Mirëpo, gazetaria, është zanat që zakonisht jep përgjigje në pyetje… Përkundër kësaj, fjalia e parë jo vetëm që është pyetje, por – pyetje që përmban spekulime! E para, kush është ai që duhet ta dijë se a do të dalin biseda të reja private? Pse do të duhej ta dinte Zaevi këtë? A është dëshmuar ajo që aludohet, gjegjësisht se lideri i LSDM-së ia ka dhënë dikujt inçizimet që këto ditë dalin në publik? Dhe në fund të fundit, ku është dëshmia se Asani i është kërcënuar Zaevit. Nuk është theksuar asnjë burim as për këtë spekulim.

Pastaj artikulli e thurr tregimin sikur në ndonjë film kriminalistik. Pa asnjë argumentim për tezën që e paraqet.

“Vetë Zoran Zaevi deklaroi se përveç LSDM-së,m materialet e paligjshme që publikohen, gjenden edhe në duart e njerëzve të tjerë…”

Edhe kjo pjesë e tekstit është e pavërtetë. Si burim i kësaj teze është publikuar një video-inçizim në kohëzgjatje prej 11 sekondash, me një pjesë të bisedës së Zaevit në emisionin “Top-tema” të televizionit Telma. Në ato 11 sekonda ka pjesë të një fjalie, nga e cila aspak nuk mund të nxirret përfundimi i njëjtë sikurse ai në tekstin që e recensojmë. Ajo është pjesë nga një tërësi më e madhe, pa dëgjimin e së cilës nuk ka mundësi të kuptohet se për çka bëhet fjalë. Supozimi ynë është se Zaevi përgjigjet në pyetjen se çka do të ndodhë nëse e arrestojnë dhe a do të vazhdojë publikimi i “bombave”.

Kryetari i LSDM-s në video-inçizim thotë se ky proces nuk mund të pengohet për shkak se nëse ndodh kjo, ka skemë për atë se si duhet të dalin “bombat” në publik. Me këtë rast ai nuk thotë se ato i janë dhënë Asanit, por nënkupton se ato janë te njerëzit më të ngushtë të udhëheqësisë së partisë.

I gjithë teksti ka problem me vërtetësinë, gjegjësisht ajo mnungon krejtësisht. Prandaj, ky është edhe një tekst-parodi, i cili është në interes të partisë në pushtet dhe asgjë tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button