VMRO-DPMNE “për” ministrat e BDI-së, LSDM nuk do t’i votojë

Kryetari i Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev para deputetëve elaboroi se bëhet fjalë për dikastere të cilat janë zbrazur pas dorëheqjeve të ministrave të cilët vijnë nga BDI dhe u konstatuan nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme, raporton Portalb.

Kryeministri Dimitriev ka bërë thirrje që të votohen të propozuarit për ministra dhe zv/ministra të Qeverisë.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për Qeveri për zbatimin e zgjedhjeve e cila është dakorduar mes partive politike me Marrëveshjen qershor/korrik në Shkup e cila ka mandat dhe specifika të kufizuara dhe duke e pasur parasysh afatin e shkurtër deri te shpërbërja e Kuvendit për shkak të mbajtjeve të zgjedhjeve më 5 qershor, konsideroj se është korrekte dhe e përshtatshme të pranohet Propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë. Pres që këto persona nëse zgjidhen të qasen drejt punës me përkushtueshmëri maksimale, respektim të Kushtetutës dhe ligjeve dhe të tregojnë sjellje e cila është e vetëdijshme, me përgjegjësi dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha Dimitriev.

Nga ana tjetër, Petre Shilegov ka njoftuar se LSDM nuk do t’i votojë të propozuarit për ministra dhe zv/ministra të BDI-së.

Debati ende është duke vazhduar, qëndroni me Portalb.mk, për të rejat e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button