Ahmeti takoi Krisan Danielson

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qëndruar sot në selinë e Bashkimit Evropian në Shkup ku është takuar me Kristian Denielson, drejtor i Drejtorisë për Zgjërim pranë BE-së si dhe ambasadorin Evropian në Maqedoni Aivo Orav.

“Kryetari Ahmeti dhe drejtori Denielson bashkëbiseduan për situatën aktuale në vend, gjendjen e sigurisë, zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos, integrimin në Bashkimin Evropian, reformat si dhe marrëdhëniet ndëretnike. Danielson përcolli vlerësimet e larta të Brukselit për rolin komstruktiv të Kryetarit Ahmeti dhe të BDIsë në arritjen e marrëveshjes së Shkupit. Kryeari Ahmeti theksoi që Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet ta bënë punën me përpikshmëri ndërsa BDI do t’i jep përkrahje KSHZsë për zbatim shembullor të zgjedhjeve, ndërsa  ftoi edhe partitë e tjera politike që mos ta pengojnë procesin në çfarë do mënyre. BDI do të angazhohet për vijim të reformave edhe pas zgjedhjeve dhe do të ndërton politikat shtetërore në partneritet me komunitetin ndërkombëtar për të mirën e përbashkët. Ahmeti nënvizoi rëndësinë e vijimit të procesit integrues menjëherë pas zgjedhjeve të 5 qershorit. Ahmeti gjithashtu foli për qëllimet e qendrave të caktuara, në bashkëpunim me grupime kriminele, të cilat përpiqen që të nxisin veprime joracionale të BDIsë në mënyrë që ta dëmtojnë procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Shkupit, por siguroi z. Denielson që BDI dhe shqiptarët nuk to të lejojnë që të bien pre e montimeve të tilla”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button