Shqipëria e meriton statusin kandidat

Në një program televiziv, të prestigjiozes britanike BBC, duket se prezantuesit dhe të ftuarit e atij programi e kanë pasur të vështirë për të gjetur arsyen, se pse një shtet si Ukraina të gozhdohet nga Bashkimi Evropian.

Por, jo shumë larg këtij unioni, ndodhet një tjetër shtet, ku 87% e popullsisë e duan anëtarësimin në BE dhe po bëjnë përpjekje të mëdha për të arritur synimin e tyre. Ky shtet është Shqipëria.

Kështu shkruan portali “euobserver.com”, në një shkrim kushtuar anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. 

Këtë javë BE-ja do të vendosë nëse do t’ia japë statusin e vendit kandidat Shqipërisë, bazuar në arritjet që kjo e fundit ka bërë. Atëherë pse parashikohet gjerësisht që BE-ja do t’i kthejë shpinën Shqipërisë?

Pas dy refuzimesh që i janë bërë, një në vitin 2010 dhe tjetri në vitin 2011, në 2012-ën KE-ja i dha një tjetër shans Shqipërisë, por natyrisht duke i vënë edhe disa kushte, që kjo e fundit duhet t’i plotësonte. 

Euforia e madhe, e cila i kapi shqiptarët, shumë shpejt u kthye në tërheqje. Por zgjedhjet e verës së kaluar, të cilat sollën në pushtet partinë e Edi Ramës, më në fund arritën standartet e kërkuara. Duket se më në fund diçka ndryshoi, rilindi një ndjenjë shprese.

12 muajt e fundit diçka ka ndryshuar

Në progres-raportin e vitit 2013 u nënvizua fakti që Shqipëria ka bërë hapa zhvillimi në disa çështje kyçe. Javën e kaluar, komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, tha se është i impresionuar me mënyrën se si qeveria e re po i jep prioritet dhe mbështetje luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 

“Jam tepër i befasuar me mënyrën se si qeveria e re po i jep prioritet dhe po mbështet çështje të tilla, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu jam tepër i impresionuar me rezultatet që kjo qeveri ka arritur gjatë këtyre muajve, që kur ajo ka marrë pushtetin. Kjo gjë konfirmon trendin e ri pozitiv, të themeluar më parë”, -u shpreh Fyle.

Ndërsa ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, duke folur në Bruksel para pak kohësh, e cilësoi integrimin e Shqipërisë në BE si një “prioritet të njerëzve se sa një prioritet të qeverisë”./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button