Ulen çmimet e barnave nga lista pozitive

Nga 19 i këtij muaji, Fondi për Siguri Shëndetësore, ka siguruar ulje të reja të barnave nga lista pozitive.

Për tu bërë ky revizion janë realizuar një numër rekord i bisedimeve me 42 shtëpi farmaceutike, nga tetori i këtij viti.

Kursimet e të siguruarve paraqitet si rezultat i uljes ose ndalimit të pagesës për barna të caktuara, por edhe nga ulja e participimit që është për 110 barna.
Deri më tani janë arritur 299 lloje të barnave nga lista pozitive, pa pagesë në barnatore. Gjithsejtë 391 barna sipas emrit gjenerik nga lista primare pozitive janë siguruar pa pagesë për të siguruarit.

Numri i përgjithshëm i barnave me çmim referent do të pasurohet me 15 lloje të barnave.
“Paralajmërojmë edhe 21 lloj barna që do të jenë për herë të parë të arritshëm për të siguruarit pa pagesë”, tha Maja Parnarcieva Zmejkovska, drejtore e Fondit për Siguri Shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button