Tiranë: Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, pranga burrit

Një 30-vjeçare nga Tirana, ka kallëzuar bashkëshortin e saj pasi ky i fundit, e ka shfrytëzuar atë për prostitucion disa vjet me radhë.

Pas denoncimit të shtetases A.Matraku, autoritetet kanë nisur procedimin penal për shtetasin, Oriol Matraku.

Gruaja ka treguar në polici që bashkëshorti i saj për tre vite rresht, jo vetëm e ka dhunuar, por edhe e ka detyruar atë që të shkojë me meshkuj të tjerë kundrejt një pagese.  Sipas gruas, ishte vetë bashkëshorti i saj, ai i cili ia gjente klientët.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, 30-vjeçarja është vendosur te banesa e prindërve pas denoncimit bashkë me djalin e vogël.

Hetimi për ngjarjen ka nisur pas denoncimit të kryer në Komisariatin numër 3 në Tiranë, ndërsa dosja i ka kaluar për shqyrtim Prokurorisë së Tiranës. /Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button