Tregu liberalizohet, çmimi i rrymës mbetet nën kontrollin e Agjencisë për energjetikë

Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë edhe pasi t’i qasemi tregut të lirë për energji elektrike. Këtë gjë e paralajmëroi sot drejtori i Agjencisë për energjetikë, Llazar Geçevski i cili siguroi se amvisëritë nuk do të jenë aspak të ndikuara nga ndryshimet në çmim.

Geçevski tha se pavarësisht se në treg do të tregtohet nga subjekte të ndryshme, fjalën e fundit për çmimin e përafërt do ta ketë Agjencia.  

Nga prilli i vitit të ardhshëm, kompanitë do duhet t’ qasen një tregu të përbashkët ku secili do të ketë zgjidhje se prej ku do të furnizohet me energji elektrike.

Nga rreth 50 kompani dhe institucione, që sot duhej të merrnin pjesë në punëtorinë përgatitore të Agjencisë për energjetikë se si të tregtojnë në tregun e ri, vetëm katër ishin të pranishme. 

Drejtorit të agjencisë Geçevski nuk i bëri përshtypje interesi i vogël i kompanive për shkak se siç tha ai, kanë qenë më pak të informuar , por pavarësisht interesit për prani në punëtorinë, kompanitë nga prilli i vitit të ardhshëm duhet të jenë të gatshme për t’iu qasur tregut. 

 “Me këtë liberalizim, një numër i madh i shfrytëzuesve do të dalin nga tregu i rregulluar, kjo e ka ndikimin e vetë por ne kemi simulime tona, mundësi që do të na mundësojnë që ta amortizojmë këtë shok çmimor. Nuk do të lejojmë që të ketë çmim në çmimin e energjisë elektrike, posaçërisht për numrin më të madh të shfrytëzuesve që  janë amvisëritë që do të mbesin në tregun e rregulluar”, pohoi Llazar Geçevski , drejtor i Agjencisë për Energjetikë.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button