Deputetët e parë të VMRO-së: Duhet të zgjedhni mes Gruevskit dhe Maqedonisë!

Përbërja e parë parlamentare e VMRO-DPMNE-së, në Kuvendin e Maqedonisë me një reagim publik, thotë që idejat për të cilat kanë punuar gjatë mandatit të tyre, aspak nuk kanë qenë për ndërtimin e një shtetit sikur që është ky i tanishmi, siç thonë ata, autoritar, njofton Portalb.

Deputetët e parë të VMRO-DPMNE, ashpër e kritikojnë liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe i bëjnë thirrje që të mos instalohet sistem regjimi në Maqedoni.

“Ne kemi pasur fat histori që të marrim pjesë në vendosjen e themeleve të shtetit, por nuk e bëmë atë që të kemi shtet autoritar sikur tani”, thuhet në reagimin e ish-deputetëve të parë të VMRO-DPMNE-së.

Nga të njëjtët , gjithashtu reagojnë edhe për ndryshimet në ligjin për amnisti, duke thënë që është e papranueshme që të bëhet çfarëdo me Kushtetutën dhe ligjet, transmeton Portalb.

“Apelojmë te të gjithë anëtarët e partisë në pushtet të mos solidarizohen me krimin. Më mirë të humbet pushteti se sa të humbet nderi dhe shteti. Apelojmë deri te institucionet e shtetit, funksionarët dhe gjyqtarët që ta kryejnë detyrën e tyre me përkushtim, nder dhe sipas ligjeve”, shtojnë ish deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Sipas të ish-deputetëve të VMRO-DPMNE-së, zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë do të jenë ata të cilat do ta votojnë për Gruevskin ose për Maqedonisë.

“Kur të jenë atëherë. Pse Gruevski, në vend që t’i përmbushë kushtet e marrëveshjes që i ka nënshkruar po e këndon këngën e vjetër për shërbimet e huaja”, thonë nga përbërja e parë parlamentare e VMRO-DPMNE-së.

Nënshkrues të kësaj kumtese janë:

Nikolla Apostolloski

Dragi Grozdanovski

Ratka Dimitrova

Dimitar Dimitrovski

Goran Zafirovski

Cvetan Jovçevski

Tashko K.Kostenov

Biljana Llazarevska

Gjustana Markovska

Stave Naumovski

Bllagoja Çkatrovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button