LD: KSHZ-ja të dorëzojë raport në Kuvend

Lidhja Demokratike i bën thirrje Komisionit Shtetëror Zgjedhor,  që të dorëzojë raport në Kuvend në lidhje me pastrimin e Listës Zgjedhore, njofton Portalb.

Në lidhje me raportin, nga partia propozojnë që Parlamenti i Maqedonisë të hapë debat dhe të vlerësojë se a është plotësuar njëri ndër parakushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, gjegjësisht pastrimi i Listës Zgjedhore.

“Në kushte të bllokimit sistematik të institucioneve të shtetit, pa reforma në gjyqësor, pa përgjegjësi për kreatorët e krizës, pas reforma në media, zgjedhjet nuk do ta zgjidhin çështjen e krizës”,  thuhet në kumtesën e LD-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button