Korrupsion në OKB: Ish sekretari gjeneral Xhon Esh ka marrë mito

Zyra për hetim të brendshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ka zbuluar disa lëshime në punën e OKB-së me dy fondacione dhe disa organizata joqeveritare, të cilat kanë të bëjmë me korrupsion që është i lidhur edhe ish kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme, Xhon Esh, i cili ka qenë në detyrë gjatë kohës 2013-2014, transmeton Portalb.

Raportin konfidencial me revizionin e bërë nga Zyra me urdhër të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-mun, e kanë publikuar disa media amerikane. Në të janë të përfshira edhe akuzat kundër Eshit dhe 6 personave të tjerë.

Revizioni konstaton se OKB nuk i ka respektuar sa duhet organizatat joqeveritare para se t’i angazhojë për aktivitet të përbashkët.

Zyrtarët e OKB-së kanë udhëtuar në llogari të atyre organizatave, të cilave u ka dhënë iPad-a, ndërkaq ka raste kur edhe në mënyrë jo-korrekte janë krijuar apo korrigjuar dokumente.

Xhon Esh është i akuzuar nga autoritetet federale të SHBA-së se kryesinë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e ka transformuar në “platformë për përfitim” dhe se ka pranuar mito mbi 1 milion dollarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button