Kuvendi i konstaton dorëheqjet e ministrave të BDI­-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në fillim të mbledhjes së 98­-të i konstatoi dorëheqjet e ministrave dhe zëvendësministrave të BDI­-së. Në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, parlamenti vetëm i konstaton dorëheqjet, pa diskutim.

Kryesia e BDI­-së të enjten vendosi të gjithë ministrat dhe zëvendësministrat të japin dorëheqje të parevokueshme, ndërsa për të gjitha hapat e mëtutjeshëm rreth pjesëmarrjes së partisë në Qeveri të vendosë lideri partiak, Ali Ahmeti.

Të premten, dorëheqjet në Qeveri i parashtruan ministrat e deritanishëm, Musa Xhaferi, Fatmir Besimi, Bekim Murati, Abdilaqim Ademi, Nurhan Izairi, Adnan Jashari dhe Lirim Shabani, si dhe zëvendësminsitrat Ardian Xheladini, Nimetulla Halimi, Zemri Qamili dhe Ilmi Selmani. Nga ana e kryetarit të BDI­-së, Ali Ahmeti, mbrëmë u propozuan kandidatë të rinj për ministra. Zëvendëskryetar i Qeverisë, i angazhuar për çështje evropiane është propozuar Festim Halili, ndërsa Arbër Ademi është propozuar zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Valdet Xhaferi është propozuar ministër i Drejtësisë, Pishtar Lutfiu ministër i Arsimit dhe Shkencës, Driton Kuçi minsitër i Ekonomisë, Bashkim Ahmeti ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Shyhrete Elezi ministre e Vetëqeverisjes Lokale, Arlind Zeçiri ministër pa resor i angazhuar për investime të huaja. Bekim Maksuti është propozuar zëvendësministër i Mbrojtjes, Agim Nuhiu zëvendësminsitër i Punëve të Brendshme, Faton Pollozhani zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve dhe Gëzim Beadini zëvendësministër i Financave. Pas konstatimit të dorëheqjeve, deputetët pasdite do ta vazhdojnë debatin sipas rendit të ditës të mbledhjes së 98­të. Tani për tani, sipas informatave të publikuara në ueb­faqen e Kuvendit, nuk është caktuar mbledhje për zgjedhje të ministrave dhe zëvendësministrave të rinj.

Përndryshe, sot propozohen dhe dorëzohen emrat e ministrave të rinj, ndërkaq nesër do të mbahet seancë për pranimin e të njejtëve, njofton Portalb.

LEXO: Ja cilët janë ministrat e rinj të BDI-së (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button