Trajanovski: Shqyrtohen rekomandimet për të parandaluar ndotjen e Shkupit

Inspektorët për mjedisin  jetësorë të Qytetit të Shkupit janë në gjendje mobile për shkak të ndotjes së kryeqytetit. Vërejtjet u janë dërguar edhe kompanive më të vogla të cilat kanë ose janë në procedurë të marrjes së “B” lejes së integruar ekologjike, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

“Qyteti i Shkupit kryen kontroll tek këta kompani.Unë nuk i di saktë informatat, por te ato që është gjetur ndotje më e madhe u është rekomanduar të ndërpresin punën e tyre dhe t’i zvogëlojnë shkaqet të cilat sjellin deri te ndotja”, tha Trajanovski, i cili sot së bashku me ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov në konferencë për shtyp prezantoi projektin parandalues për nxënësit e shkollave të mesme në Qytet.

Todorovi megjithatë informoi se një pjesë e kompanive të mëdha me “A” leje ekologjike si Makstil dhe OKTA veç më dy javë nuk punojnë. Ndotja në qytetin e Shkupit për pesë ditë me radhë është mbi të lejuarën, ndërsa dje vetaministrimi lokal lëshoi kumtesë dhe rekomandime deri te qytetarët. 

“Nëse vazhdon kjo ndotje më shumë se dhjetë ditë, ne në pajtim me vendimin e Qeverisë, do të duhet të ulemi së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, të Punëve të Brendshme dhe të Qytetit të Shkupit dhe të shihen rekomandimet që duhet të ndërmerren pas ndotjes së vazhdueshme dhjetëditëshe”, deklaroi Trajanovski.

Njeriu i parë i qytetit tha se në mënyrë intensive punohet që gjendja të përmirësohet, por po ashtu tha se ajo është pasojë e së kaluarës. Shpëtim për qytetin, sipas tij, është gazifikimi i tij. Sipas ministrit të Shëndetësisë, përgjegjësia për ndotjen e Qytetit të Shkupit është e të gjithë atyre gjeneratave që kanë kaluar, por obligim është i strukturave të sotme që këtë ta ndryshojnë.

Ai përsëriti se javën e ardhshme duhet të porositen dhe vendosen në funksion dy aparatet mobile për matjen dhe analizë të cilësisë së ajrit ambiental, me çka për herë të parë do të dëshmohet lidhja e ajrit të ndotur dhe ndotësit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski sot dha rekomdime dhe paralajmërime deri te qytetarët për shkak të cilësisë së prishur të ajrit në kryeqytet. Trajanovski i përsëriti rekomandimet që qytetarët ta kufizojnë lëvizjen e tyre në hapësirë të hapur vetëm në dalje të domosdoshme, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë, personat më të moshuar të mos dalin në rrugë, si dhe të mos i ajrosin hapësirat në të cilat qëndrojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button