Përfundon epoka ‘Messi’ në Argjentinë

Lionel Messi konsiderohet nga shumëkush si futbollisti më i mirë në botë, por këtë vit do ta ketë të vështirë të fitojë Topin e Artë.

Hipotezë që bëhet më e fortë po të mendosh se në 2013 edhe në Argjentinë, vendin e tij të lindjes, sportisti i vitit nuk është ylli i Barcelonës, por tenisti Juan Martin Del Potro.

Numri 5 i tenisit botëror, fitues i US Open në 2009-ën, mbret i katër turneve në sezonin që sapo u mbyll dhe finalist në Mastersat e Indian Wells dhe Shanghait, la pas shpatullave yllin e Barcës në garën për “Clarin De Oro”, cmimin e krijuar nga e përditëshmja me të njëjtin emër e vendit amerikano-jugor.

“ Jam shumë i lumtur që marr këtë cmim. Kam përjetuar një sezon madhështor, shumë më të mirë nga sa shpresoja”, – komentoi Del Potro në internet.

Mes sportistve argjentinas të mposhtur nga Del Potro në garën për cmimin ishin edhe basketbollisti i San Antonio Surs, Emanuel Ginobili, kampioni kontinental i hedhjes së gjyles German Lauro, si dhe lojtarja e hokejit Luciana Aymar, që vetëm pak ditë më parë fitoi për të 6 herë titullin e lojtares më të mirë në botë.

Një çmim për karrierrën ju dha edhe tenistin David Nalbandian, lojtarit të regbisë Felipe Contepomi, dhe futbollistit Sebastian Battaglia, tre atletë që lajmëruan tërheqjen e tyre nga sportin në vitin që po përfundon.

Lajme të ngjashme

Back to top button