Princi saudit: SHBA, Britania nuk i kanë ndihmuar mjaftueshëm çlirimtarët sirianë

Kundërshtarët e presidentit sirian Bashar al-Asad kanë qenë në disavantazh prej fillimit të luftës në Siri për shkak se SHBA dhe Britania refuzuan t’i ndihmojnë ata, tha  princi saudit Turki bin Faisal të shtunën.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania pezulluan ndihmën jo-vdekjeprurëse pasi Fronti Islamik kishin marrë ndërtesat që i përkasin Këshillit Ushtarak të Sirisë, në kufi më Turqinë.

“ Është e dhimbshme se që nga fillimi i kësaj lufte, që kur forcat çlirimtare u ngritën si përgjigje ndaj regjimit të Asadit, SHBA dhe Britania nuk i ndihmuan ata me mjetet e nevojshme për t’ua mundësuar që ta mbrojnë veten nga makineria e Asadit,” tha princi në Konferencën e Politikave Botërore në Monako.

“ Kemi një situatë ku njëra palë është e pajisur me armë të rënda , tanke dhe raketa, dhe në anën tjetër janë ata që kërkojnë armë për t’u mbrojtur nga këto sulme vdekjeprurëse që iu bëhen nga ushtria e Asadit” tha Turki . “ Arsyeja pse Koalicioni Kombëtar Sirian dhe Ushtria Çlirimtare janë në pozitë të palakmueshme është për shkak të mos përkrahjes ndërkombëtare. Lufta do të vazhdojë dhe vrasjet do të vazhdojnë.”

Arabia Saudite dhe Katari janë mbështetësit kryesorë të opozitës siriane, Koalicionit Kombëtar dhe Ushtrisë Çlirimtare, të cilët kanë ndihmuar me armë, trajnimie, të holla, në luftën kundër qeverisë së Asadit .

Vendet perëndimore kanë qëndruar  prapa pa i dhënë armë të rënda të tilla si anti-tanke dhe raketa hedhës nga frika se mund të bien në duar të gabuara .

” Për mua  një  fund i suksesshëm në këtë luftë do të ishte  fundi i regjimit të Asadit . Kjo që po ndodh  është për shkak të regjimit të Asadit, ” tha Princi Turki ./mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button