Nikoliq refuzon ftesën e Thaçit: Kosova nuk është shtet

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, lidhur me ftesën e Hashim Thaçit për të marrë pjesë në inaugurimin e tij si president i Kosovës, ka thënë se nuk mund të shkojë në inaugurimin e kryetarit të shtetit që nuk ekziston.

“Po e shoh se ajo (ftesa) ka arritur në media, por unë s’e kam vendin atje për shkak se unë jam kryetar i Serbisë”, ka thënë Nikoliq, njofton Beta, transmeton Albeu.

Ai ka shtuar se për të shteti i pavarur i Kosovës nuk ekziston dhe se inaugurimi i Thaçit bëhet në kuadër të “institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe sipas Kushtetutës së Kosovës”.

“Madje edhe sipas rezolutës 1244 thuhet se atje mund të bëhet çdo gjë, por jo i shtetit të pavarur”, ka thënë ai.

Betimi i Hashim Thaçit si president i Kosovës behet më 7 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button