Shkëndija të mërkurën në Çair kundër Sileksit

Shkëndija të shtunën si mysafire do të përballet me Rabotniçkin në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, ndërsa në mesjavë si ‘vendase’ do të presë Sileksin në Çair.

Pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve kontrolluese dhe kualifikuese të ekipeve përfaqësuese, në fundjavë rrikthehen detyrimet kampionale. Xhiroja e 24-t sjell transfertë të vështirë për Shkëndijën, që do të jetë mysafire e Rabotniçkit në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Ndeshja do të luhet të shtunën, një ditë para takimeve tjera të kësaj xhiroje, me fillim në orën 16:00.

Ndërkohë në  mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 25-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Shkëndija është vendase e Sileksit dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur që kjo ndeshje të luhet në stadiumin në Çair të Shkupit. Përballja Shkëndija – Sileksi luhet të mërkurën, me fillim në ora 16:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button