Struga Trim & Lum e fitoi Rabotniçkin në Shkup (VIDEO)

Ekipi strugan arriti të fitojë tri pikë të rëndësishme kundër ekipit të Rabotniçkit, pasi në fushën mysafire arriti të fitojë me rezultat 1-3, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i Strugës u paraqit me këto futbollistë: Galevski, Jahja, Shabani, Kadriu, Koçoski, Taleski, Maleski, Bosançiq, Ramadani, Kasami dhe Radiç. Trajneri i Rabotniçkit doli me me këta futbollistë: Mustafa, Alameroviq, Gjorgjeviq, Ristobski, Rasho, Zejnullai, Hristov, Ilievski, Mustaga, Stankovski dhe Maksimov.

Me këtë rezultat, Struga Trim & Lum do të renditet në pozitën e shtatë në tabelën e Ligës së Parë, ndërsa Rabotniçki do të zhvendoset në pozitën e tetë.

Struganët arritën të fitojnë me ndihmën e golit të Jahjes 13’, Shabanit 49’ dhe Omar Xhobe 81’.

Goli 1

Goli 2

Goli 3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button