Osasuna e ndal Realin (Video)

Real Madrid është befasuar duke barazuar në xhiron e 16-të të La Ligas spanjolle.

‘Madridlenët’ si mysafirë në stadiumin ‘Reyno de Navarra’ barazuan ndaj Osasunas me rezultat prej 2:2.

Reali u gjend në disavantazh prej dy golave pas 39 minutave loje, ku për Osasunan realizoi Oriol Riera (16’, 39’).

Por, pjesën e parë ‘Los Blancos’ realizuan golin e parë nëpërmjet mesfushorit, Isco në minutën e fundit të kësaj pjesë loje. Golin e barazimit për ‘mbretërit’ e shënoi mbrojtësi Pepe, dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Vlen të theksohet se në këtë sfidë u treguan dy kartonë të kuq, Sergio Ramosi (44’) i Real Madridit dhe Silva (79’) i Osasunas.

Pas këtij barazimi, Real Madrid mbetet në pozitën e tretë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle me 38 pikë, ndërsa Osasuna zë vendin e 16-të me 14 pikë të tubuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button