Paul Pogba fajtor për eliminimin

Nëse Wesley Sneijder shënoi golin e fitores që dërgoi skuadrën e tij në 1/8-at e finaleve, fantazisti holandez i Gallatasarayt duhet të falënderojë edhe Paul Pogbanë, i cili injoroi krejt lojën në minutat e fundit, duke i dhënë shansin formacionit turk që të kapte në befasi dhe në një kundërsulm vrasës mbrojtjen dhe portierin e Juves.

Të paktën ky është mendimi i mbrojtësit zviceran të bardhezinjve, Stefan Lihshtajner, që i jep një goditje të ashpër 20-vjeçarit, ndonëse akuzën e tij e mbulon edhe me elozhe, transmeton Supersport.

“Paul është një lojtar i nivelit botëror, një fenomen që e kanë zili të gjithë moshatarët e tij, por në disa ndeshje jetike tregon mungesë të theksuar eksperience, ndonëse e ardhmja do të flasë shumë pozitivisht për të, janë fjalët e para të 29-vjeçarit, i cili vazhdon “Nëse është e vërtetë që ai e meriton më tepër se kushdo të luajë titullar, qoftë edhe në një klub të madh si Juventusi, ai duhet të nisë të vlerësojë gjithashtu me kujdes lojën e tij në fushë. Kundër Gallatasarayt nënvlerësoi minutat e fundit të takimit, me aksionin e golit të Shnajderit që nis pikërisht nga një gabim i tiji, që kërkon të driblojë edhe në një zonë ku nuk luhej. Dhe, fatkeqësisht, nga aty nisi ai aksion që dërgoi në gol rivalët tanë dhe na ktheu në shtëpi pa Champions.

Nëse Pogba do kishte treguar eksperiencë dhe vendosmëri në atë gabim, nëse do kishte vënë muskujt në punë, dhe jo të tentonte një driblim që në të tilla sfida nuk duhen bërë, mbase tani do ishim ne në 1/8-at e Ligës së Kampioneve dhe jo Gallatasaraji, që nuk e meritonte kurrsesi më shumë se ne kualifikimin. Prandaj, Paul bën mirë që të nisë të kuptojë edhe gjëra të tilla, përveç talentit monstruoz që ka”,thekson Lichsteiner, që i lëshon sfidë francezit.

“Gjithsesi, me Pogbanë do të shihemi shumë shpejt në fushë edhe si kundërshtar, pasi në Botërorin brazilian do i jap një leksion, edhe pse ai dhe Franca e tij mund të ndihen favoritë të grupit”, tha zvicerani.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button