Genta nis incizimin e këngës së re

Ka kohë që angazhimin e saj e ka shtrirë në punën rreth biografisë. Por këngëtarja Genta Ismajli këto ditë është angazhuar edhe në inçizimin e këngës së re.

Për realizimin e kësaj kënge duket se këngëtarja është duke bashkëpunuar me këngëtarin Korab Shaqiri, i cili përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka treguar përmes një fotoje dhe një statusi, se këngëtarja po këndon në studion e tij.

Ndryshe, edhe vetë këngëtarja ka treguar se është duke incizuar diçka, ndërsa në po të njëjtin rrjet social ajo ka publikuar një foto nga studioja e njëjtë, nga e cila kishte fotografuar edhe Shaqiri.

Ndryshe, këngëtarja bashkë me shumë këngëtar të estradës kanë shfaqur shpirtin e tyre human ndërsa kanë kënduar mbrëmjen e së premtes në ‘Industry Club’ në Prishtinë, për ti ndihmuar Argjirës, vajzës e cila vuan nga një sëmundje dhe që ka nevojë për ndihmë, me moton “Të Gjithë për Argjirën”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button