Rama shkon në zyrën e Metës para takimit me komisionerin Hahn
Në një kohë kur sot viziton vendin tonë Komisioneri Europian Johannes Hahn dhe një ditë para seancës plenare të Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e sotme në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Takimi me Hahn bëhet për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit, mbi përpjekjet e autoriteteve të vendit në rrugën e reformave si dhe për të nxitur fuqimisht një miratim të shpejtë të reformës së thellë në drejtësi.