OBSH: Ebola nuk përbën më rrezik botëror

Ebola nuk konsiderohet më si një “ngjarje e jashtëzakonshme shëndetësore” dhe rreziku i përhapjes së virusit është i ulët, njofton Organizata Botërore e Shëndetësië.

Kjo nënkupton se sëmundja nuk përbën më një kërcënim për shëndetin publik në vendet jashtë Afrikës Perëndimore.

Disa raste të Ebolës vazhdojnë të shfaqen në Guinea por Sierra Leone dhe Liberia nuk kanë patur asnjë rast të sëmundjes për muaj me radhë.

Megjithatë ekspertët shtojnë se të gjithë vendet duhet të qëndrojnë vigjilente.

12 rastet më të fundit janë raportuar në 17 Mars në Guinea. Sipas WHO shtetet kanë arritur të reagojnë në kohë duke i frenuar ato, transmeton oranews.

Të gjithë zinxhirët origjinal të përhapjes të Ebolës kanë përfunduar në tre vende të Afrikës Perëndimore, të cilat ishin të prekura prej saj.

Ebola përhapet nga kontakti i afër fizik. Virusi jeton në gjak dhe lëngje të trupit si pështyma e të vjellat, gjë që nënkupton se njerëzit të cilët kujdesen për të sëmurët mund të infektohen lehtësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button