3 çelësat e shkrirjes së dhjamit

Ushqimi dhe ushtrimet marrin të gjithë vëmendjen kur është fjala për humbjen e yndyrës. Derisa, ato të dyja luajë një rol të madh në këtë proces, nuk është aq e thjeshtë “të hani më pak dhe të lëvizë më shumë”.

Greatist.com sugjeron se janë edhe disa faktorë të tjerë që ndikojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt:

1.Flini mjaftueshëm

Sasia dhe cilësia e gjumit ndikon në peshën tuaj. Ne jemi një shoqëri e stresuar që shmangim gjumin. A e keni vërejtur se sa herë që nuk flini mjaftueshëm ju jeni më të uritur? Mungesa e gjumit ndikon në nivelin e hormoneve leptin dhe ghrelin, të cilat janë hormonet e urisë.

Deficiti i gjumit do të ju bëjë më të uritur dhe mëimpulsiv, kështu që ju do të keni një dëshirë të fortë për ushqime me karbohidrate, sheqer dhe yndyrë.

2. Mos ushtroni shumë e pastaj të hani

Kur ju ushtroni më shumë se sa duhet do të jeni shumë i uritur dhe do të hani ushqim me aq kalori sa i keni djegur gjatë ushtrimit. Prandaj, ne ju rekomandojmë të ushtroni aq sa është e nevojshme për të pasur efekt pozitiv dhe jo më shumë.

3. Hani ushqimet që ju bëjnë të ndiheni e kënaqur

Kur njerëzit duan të bëjnë dietë mendojnë se duhet të hanë ushqime të mërzitshme dhe pa shije. Kjo mund të funksionojë, por vetëm përkohësisht. Ju do të mërziteni nga ato ushqime dhe do ta prishni dietën tuaj. Që kjo të mos ndodhë ju duhet të hani ushqime të shijshme që ju kënaqin dhe që janë të shëndetshme. Ju mund t`i shtoni ushqimit tuaj shije duke përdorur erëza apo salca pa yndyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button