Lewandowski: Ronaldo rekordesh, por e meriton Ribery

Eshtë momenti kur të gjithë flasin për Topin e Artë. Tre finalistët tashmë janë përcaktuar, janë Cristiano Ronaldo i Realit të Madridit, Franck Ribery i Bayernit e Lionel Messi i Barcelonës, që kërkon të pestin radhazi.

Edhe polaku i Borussia Dortmund, Robert Lewandowski, një nga sulmuesit më të mirët në botë për momentin, nuk mund t’i evitojë komentet për Topin e Artë, teksa pyetet nga një e përditshme sportive e vendit të tij.

“Nëse do të ishte në dorën time, Topin e Artë do t’ia kisha dhënë Franck Ribery. Mendoj se është futbollisti që e meriton më shumë këtë vit”.

Më tej Lewandowski pyetet se cfarë mendon për Cristiano Ronaldon dhe a nuk është portugezi i Realit, kandidati më potencial për trofeun individual.

“Cristiano po kalon një vit realisht impresionues, duke shënuar shumë gola, me statistika mbresëlënëse e rekorde të reja. Megjithatë, edhe pse nuk ka fituar tituj me Realin, Ronaldo mbetet një kandidat i fortë për Topin e Artë”.

Nisur nga zërat se Lewandowski mund ta ketë të mbyllur kalimin te Bayerni në fund të sezonit, preferencat e tij ndoshta mund të jenë të ndikuara nga e ardhmja me bavarezët. I bindur se është Ribery ai që e mertion Topin e Artë, bomberi i Dortmundit nënvizoi se francezi ka impresionuar jo vetëm në sulm, por edhe në mbrojtje, është spektakolar dhe mbi të gjitha ka fituar gjithçka me Bayernin.

Lajme të ngjashme

Back to top button