Sektori civil kërkon më shumë ndikim në politikat publike

Çfarë mundet të bëjë sektori civil sot, në një shoqëri jodemokratike ku organizatat joqeveritare dhe aktivitetet qytetare, si dhe mediat, sulmohen çdo ditë? Si ndikojnë populizmi, nacionalizmi dhe martesa midis politikës dhe kulturës?.

Këto ishin disa nga temat në të cilat sot në Ohër kanë debatuar përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, aktiviteteve civile, gazetarë, në konferencën e titulluar “Çka mund të bëjnë shoqëritë civile sot?”

Konferenca është organizuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni në kuadër të projektit të USAID-it, për shoqërinë civile.

Qëllimi i konferencës që filloi të premten dhe mbaron të dielën është që të bisedohet se si mund të tejkalohen kufizimet e sektorit civil, sit ë përmirësohet bashkëpunimi me mediat dhe gazetarët dhe në përgjithësi si të nxiten aktivistët civil në ndikimin e politikave publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button