Serbët bllokojnë Jarinjen

Dhjeta serb kanë bllokuar veturat dhe automjetet e rënda që po presin për të kaluar pikën kufitare në Jarinje e për të hyrë në Kosovë.

Kështu ata po e kundërshtojnë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, për menaxhimin e integruar të kufirit.Deri më tani nuk ka përpjekje të organeve të rendit, për të larguar turmën, njofton Klan Kosova.

Ndryshe në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje dhe Bërnjak, nga sot, sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, fillon zbatimi i dispozitave për qarkullimin e mallrave dhe kapitalit në veri të Kosovës.Sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nga 14 dhjetori, të gjitha mallrat që vijnë nga Serbia në Kosovë, do t’i nënshtrohen pagesës së detyrueshme.

Në lidhje më këtë çështje EULEX-i ka filluar një kampanjë informuese, ku u tregohet qytetarëve se paratë nga pagesa e detyrimeve, do të përdorën në favor të përmirësimit të jetës së tyre.Këtë gjë e ka thënë edhe ministri pa portofol në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.

Lajme të ngjashme

Back to top button