Raport: Jostabiliteti politik në rritje

Sipas një studimi të bërë nga zyra për analizim të rrezikut Maplecroft, nga Britania e Madhe, nivelet në rritje  të konflikteve, terrorizmit, dhe rrëzimi i regjimeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, si dhe dhuna në Afrikën Lindore, po nxisin një rritje në paqëndruëshmërinë politike në mbarë botën.

Që nga viti 2010, një në dhjetë vendet e anketuara kanë përjetuar rritje të konsiderueshme në nivelin e rrezikut politik afatshkurtër. Këto rreziqe përfshijnë qeveritë që kanë pohuar të kenë kontroll mbi burimet njerëzore, regjimet e rrëzuara nga kryengritjet popullore dhe shpronësimi i aseteve  nga investitorë të huaj, transmeton Mesazhi.

Që nga viti 2010, Siria është përkeqësuar shumë. Ajo tani renditet e dyta, në krahasim me situatën para 3 viteve që ishte në vendin e 44-të.

Somalia kryeson renditjen. Afganistani, Sudani dhe Republika Demokratike e Kongos gjithashtu renditen në pesë vendet e para. Egjipti për herë të parë ka qenë përballë një ‘rreziku ekstrem’ pas heqjes së presidentit Muhamed Mursi, dhe rritjeve të sulmeve terroriste në Gadishullin Sinai, thuhet në raport. Maplecroft gjithashtu  paralajmëroi se Siria, Egjipti dhe Libia janë ‘aq keq’ sa që do të  jenë të “zhytur  në nivele jashtëzakonisht të larta të rrezikut dinamik politik në vitet që vijnë”.

Rëniet në dhunën politike në Filipine, Indi dhe Uganda ka kontribuar që këto vende të shënojnë përparim  në uljen më të madhe të rrezikut politik afatshkurtër gjatë katër viteve të fundit. Gjithashtu edhe Malajzia me përmirësimet në nivelin e qeverisjes ka ndihmuar në uljen e rrezikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button