Edhe një mungesë e madhe për Kombëtaren ndaj Luksemburgut

Pas Elseid Hysajt, Shqipëria do të jetë edhe pa Mërgim Mavrajn në ndeshjen ndaj Luksemburgut. Mërgim Mavraj nuk do të luajë në miqësoren që Shqipëria e zhvillon nesër ndaj Luksemburgut.

Mbrojtësi ka pësuar një tërheqje muskulare, dhe në këtë mënyrë nuk mund të luajë nesër në miqësoren e dytë të Kuqezinjve, transmeton Supersport.al.

Siç mësohet, Mavraj do të bëjë një rezonancë magnetike në Luksemburg për të parë shkallën e dëmtimit dhe për të përcaktuar kohën e riaftësimit.
Kështu De Biasi do të ndryshojë pothuajse gjithçka në formacionin që do të përdorë ditën e Martë në “Josy Barthel”. Përkrahë Lorik Canës, 59-vjeçari do te aktivizojë Arlind Ajetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button