Kryqi i Kuq hapi Qendrën ditore për persona të moshuar në komunën Saraj

Sot në hapësirat e shkollës fillore “Dituria” u hap Qendra e re ditore për persona të moshuar të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit në komunën Saraj. Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të programit “Qendra ditore për persona të moshuar dhe qendra për dhënien e ndihmës në kushte shtëpiake”

Në këtë ngjarje u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim mes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, Shoqatës së pensionistëve nga Saraji dhe shkolla fillore “Dituria”. Realizimin i këtij aktiviteti është përkrahur nga ana e Fondacionit Dauti dhe kompania EVN Maqedoni.

Me këtë aktivitet servisi social “Qendra ditore për persona të moshuar – qendra për dhënien e ndihmës në kushte shtëpiake” zgjerohet me funksionimin e qendrës së tretë ditore me radhë për persona aktiv të moshuar dhe gjithsej 150 të moshuar të cilët u vizituan në kushte shtëpiake në gjithsej 8 komuna nga ana e 12 vullnetarëve dhe 5 motrave medicinale të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button