Sonte Shqipëri-Hungari, blindohet Elbasani

Policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash me qëllim mbarëvajten e rendit dhe zhvillim normal në prag të ndeshjes  Shqipëri – Hungari për ekipet Shpresa që do të zhvillohet në Elbasan Arena sot në oren 20:00.Policia ka njoftuar se hyrja e tifozëve do të fillojë rreth orës 18:00, me qëllim shmangien e rradhve të gjata dhe lëvizja do të bllokohen këto akse rrugore.

1.Në   orën  17:00,  nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit,  deri  në  përfundim  të  ndeshjes.

2.Nga  Bulevardi  “Kamber  Sejdini”,   duke  filluar  nga   Kryqëzimi  I  romëve  deri  tek  Kryqëzimi  I  tapetave  në  orën  17:00,  nuk  do  të  lejohet   lëvizja  dhe  parkimi  i   mjeteve.

3.Parkimi  i  mjeteve  për  sportdashësit  do  të  lejohet   në  rrugën  e  re  të  Romëve.

200 punonjës policie do të anazhohen për mbarëvajtjen e aktivitetit ndërsa hyrja e fëmijëve do të bëhet vetëm më biletë, ndërkohë që të rriturit duhet të kenë kartë identiteti me vete.

Sportdashësit nuk duhet të kenë më vetë:

1.sende të forta,

2.shishe (të çfarëdolloji)

3.fishekzjarre

4.monedha apo metale  (të  çfarëdolloji)

5.çelësa të ndryshëm

Tifozët do ti nënshtrohen një kontrolli fizik të imtësishëm ndërkohë që lokalet pranë stadiumit duhet të marrin masa të jenë të mbyllura gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button