Tetovë, gjendet një vajzë pa shenja jete në shtëpi

Një vajzë dymbëdhjetëvjeçare pa shenja jete është gjetur dje në shtëpinë e familjes në fshatin Vratnicë të Tetovës.

I ati i të ndjerës, pasi ka arritur në shtëpi, me dhunë e ka hapur derën e banjos pasi nuk ka pasur përgjigje dhe të ndjerën e ka vërejtur të shtrirë në dysheme pa shenja jete.

Rastin në stacionin policor ­ Tetovë në orën 22:40 e kanë paraqitur nga Spitali Klinik ­ Tetovë. Siç informojnë nga MPB­-ja, vdekja është konstatuar nga mjeku i mjekësisë ligjore, ndërsa nga kontrolli i jashtëm i kryer tek trupi i të ndjerës është konstatuar lëndim si formë e ënjtjes në pjesën e pasme të kokës.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dh ekipi nga SPB­-Tetovë. Pas urdhrit të prokurorit publik trupi i të ndjerës do të dorëzohet për obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button