Kakavije, kapen 6 sirianë dhe shoqëruesi, u kishte marrë 300 Euro

Policia Kufitare e Kakavijes ka ndaluar 6 klandestinë nga Siria të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë përmes kufirit të gjelbër nga Greqia.

Uniformat blu arrestuan edhe një 47-vjeçar nga Delvinë, i cili u kishte marrë nga 300 Euro refugjatëve për t’i shoqëruar ilegalisht nga Greqia në Shqipëri.

I arrestuari është Zija Çollaku, i cili akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Kujtojmë se në Greqi janë bllokuar mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme, për shkak se vendet Ballkanike kanë mbyllur kufijtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button