Edi Rama: Europa, e paaftë për sigurinë përballë terrorizmit

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Wall Street Journal” ka folur për çështjet e sigurisë në Evropë përballë terrorizmit, krizës së refugjatëve dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Rama tha se Evropa ka treguar që është e paaftë për të bërë punën bazike sa i përket sigurisë, duke iu referuar këtu terroristit Salah Abdeslam që lëvizte i lirë nëpër Europë.

Mendoni se Shqipëria mund të ndihmojë Europën me çështjet e sigurisë?

Evropa ka treguar se është e paaftë për të bërë një punë themelore, të ndërtojë një Inteligjencë të përbashkët. Djali që u arrestua kohët e fundit në Bruksel dhe që orkestroi masakrën në Paris po lëvizte nga njëri vend në tjetrin. Ai ishte përjashtuar në një vend, ndaluar në tjetrin dhe përsëri arriti ta bënte atë. Kjo tregon që nevoja për një Inteligjencë të përbashkët është shumë urgjente.

Si do të veproni nëse do të ketë një fluks refugjatësh në Shqipëri?

Nuk më pëlqen të flas me nëse. Por, ne kemi bërë përgatitjet tona. Kapacitetet e vendit janë shumë modeste dhe kjo nuk është e mjaftueshme për të përballuar një fluks të konsiderueshëm. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në çfarëdo lloj përpjekje evropiane.

Ju ka propozuar dikush që të ngrini gardh?

Ne jemi një vend i vogël dhe krenar dhe nuk do të ndërtojmë një gardh vetëm sepse na thonë të tjerët. Ne gjithashtu e dimë se hapja e kufijve nuk do ta zgjidhë problemin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button