Neymar lavdëron Messin, Xavin dhe Iniestan

Në Barcelonë gjendet që nga fillimi i verës dhe deri tani gjërat duket se kanë vajtur mirë për brazilianin Neymar, që dhe pse ka shënuar pak, ka bërë të tjerët të shënojnë shumë. Në një intervistë për “MundoLeo”, braziliani ka folur për përshtatjen e tij te Barça, dhe atë se çfarë përfaqëson jetesa në kryeqytetin katalanas duke luajtur perkrah yjeve te botës si Mesi, Xavi dhe Iniesta.

“Gjithmonë kam qenë një admirues i lojës së Barcelonës që nga koha e Ronaldinhos dhe tani akoma më shumë. Për mua gjithmonë ka qenë një ëndërr të luaja përkrah futbollistëve si Messi, Xavi dhe Iniesta dhe kur u transferova te Barça ëndrra ime u bë realitet, dhe sa herë që jam para tyre më duket si diçka e një bote tjetër”, është shprehur Neymar.

Neymar gjithashtu foli edhe për trajnerin e tij te Barcelona Gerardo Tata Martinon, duke zbuluar disa prej veçorive të tij.

“Tata është një trajner i madh dhe një njeri i mrekullueshëm, ajo që ai më kërkon është e njëjta gjë që bën edhe me futbollistët e tjerë,si të mbulojmë kundërshtarin si të lëvizim në fushë, Tata na jep liri te plotë”, vijoi ylli brazilian.

Në fund sulmuesi brazilian dërgoi dhe një mesazh për mikun e tij Lionel Messi duke i dhënë kuraje e duke uruar që të rikthehet sa më shpejt në fushë.

“Shpresoj që Messi të kthehet sa më shpejt për të ndihmuar njëri tjetrin në fushë. I jap kurajo dhe i dërgoj një përqafim në distancë”, përfundoi Neymar.

Lajme të ngjashme

Back to top button