Federata Evropiane e Gazetarëve e shqetësuar për gjendjen e mediave në Maqedoni

Sekretarin Gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Rikardo Gutjerez, i shqetësuar për gjendjen e mediave, po qëndron sot në Maqedoni.

Gutjerez, ka përcjellë shqetësimin për gjendjen e mediave në vend edhe tek zyrtarët e lartë të shtetit. Sipas tij, Federata është e shqetësuar për liritë e medias në Maqedoni. Liria e mediave rangohet shumë poshtë në Departamentin e shtetit, BE-së dhe Reporterëve pa Kufij.

Ai ka takuar dje edhe gazetarin Tomislav Kezharovski, për të cilin ka thënë se është i pafajshëm dhe se nuk guxon të ndodhet në burg për akuza të tilla. 

“Unë u thashë ministrave Fatmir Besimi dhe Ivo Ivanovski se me të tilla akuza, në Evropë nuk mund të burgoset një gazetar”, ka deklaruar Gutjerez.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij edhe për reklamat qeveritare, ndërsa ka bërë me dije se ka kërkuar publikimin e raportit që qeveria i ka dorëzuar për këtë çështje Komisionit Evropian. 

“Ky informacion nuk është vetëm i gazetarëve, por i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, ka theksuar zyrtari.

Lajme të ngjashme

Back to top button