Gavrillovska: Maqedonia jeton në realitet të shtrembëruar dhe në iluzion!

Sandra Gavrillovska, avokate dhe eksperte juridike, flet për aspektet e politiko-juridike të krizës politike dhe për pasojat dramatike të partizimit të shtetit, shkruan OJQ CIVIL.
Gavrilovska ishte pjesë e panelit të ekspertëve “Pluralizmi dhe kriza politike”, të mbajtur më 17 mars 2016, e i cili pati jehonë të fuqishme në publik për shkak të analizave të thella të procesit zgjedhor dhe krizës politike në vend.
Ngjarja është pjesë e projektit “Zgjedhjet e lira për qytetarë të lirë”, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.

“Gjendja e përgjithshme në Maqedoni është e bazuar në krizën politike në shtet që nga viti 2001 e gjer tani, gjë që veçmë konfirmohet në raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2015. Kriza aktuale politike pa dyshim se ndikon në ambientin demokratik maqedonas dhe të njëjtin e shtrembëron gjer në shkallë të realitetit të shtrembëruar dhe iluzionit. Situata e tillë dramatike e krizës politike në Maqedoni, ndër të tjera, reflekton sundim autokratik dhe qeverisje të rreptë partiake dhe demokraci të brishtë dhe anemike.

Si parakusht për daljen nga kriza është dhe duhet të insistohet në punën ligjore dhe transparente të instituticioneve shtetërore, si të atyre të rregullta ashtu edhe të atyre speciale, si dhe të partive politike, financimin ligjor dhe transparent të zgjedhjeve, respektivisht të kampanjës zgjedhore, pa mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, pa mjete nga buxhetet e komunave dhe të Qytetit të Shkupit, si dhe pa mjete nga ndërmarrjet dhe institucionet publike. Gjithësesi, edhe çlirim i mediave nga presioni i pushtetit dhe raporte transparente për të gjitha mediat e shtypit dhe radiodifuzive për reklamimin e pjesëmarrësve në fushatë politike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button