New York, studentët ndezën qirinj për viktimat e sulmeve terroriste në Ankara, Stamboll dhe Bruksel

Studentët nga Universiteti në New York nderuan viktimat e sulmeve terroriste në Ankara, Stamboll dhe Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Një grup studentësh nga Universiteti në New Work u tubuan në Qendrën Kimmel ku ndezën qirinj për viktimat në sulmet e fundit terroriste.

Studentët e New Yorkut gjithashtu dërguan një mesazh me të cilin dënuan terrorizmin dhe sulmin.

“Të gjithë ne jemi Bruksel, Bagdad, Ankara, Paris, Stamboll”, është një nga porositë e dërguara nga New Yorku

Studentët nga New Yorku më parë organizuan një tubim të ngjashëm pas sulmit terrorist në Bagdad, Bejrut dhe Paris.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button